#rtvora #oranews
Parandjenja e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për një 'shuplakë' nga Brukseli rezultoi e vërtetë, por me një ndryshim. 'Shuplaka' erdhi nga Haga, ku qeveria holandeze vendosi kundër çeljes së bisedimeve me Shqipërinë. Ndryshe u vendos për Maqedoninë Veriore, ku Holanda pritet të japë votën pro në takimin e Këshillit Europian.
Holanda vijon të jetë kundër çeljes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Pas mbledhjes së qeverisë të premten, Ministri i Jashtëm Stef Blok, tha se Shqipëria nuk është ende gati për bisedimet.
?Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë sundimin e ligjit?, tha Blok.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me shumicë një rezolutë në qershor ku kundërshtonte çeljen e bisedimeve të anëtarësimit.
Ky lajm nga Holanda vjen vetëm një ditë pasi krerët e BE-së bënë thirrje me një letër të hapur për fillimin e bisedimeve dhe trajtimin e kësaj çështjeje si gjeostrategjike.
Ministrat e Jashtëm të BE-së do ta trajtojnë këtë çështje pas rreth një javë e gjysmë dhe nëse nuk do të bien dakord atëherë ajo do t?i kalojë krerëve të qeverive disa ditë më pas.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria holandeze është shprehur pro çeljes së bisedimeve të anëtarësimit.
?Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdha përpara. Ndërkohë duhet të vazhdojë përparimi në drejtim të sundimit të ligjit,? u shpreh Blok.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/blok-holanda-beson-se-be-nuk-duhet-te-cele-negociatat-me-shqiperine
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz