Zone e Lire/ Nard Ndoka: Rama peng politik i braktisur nga qytetaret

2019-10-04 4

Politikani Nard Ndoka dhe politologu Arjan Curi ishin të ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan. Gjatë emisionit Ndoka komentoi statusin që shpërndau një ditë më parë në rrjetet sociale kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti tren rrangall.
?Rama është rrangall që e kanë braktisur qytetarët dhe ka mbetur vetëm me kriminelë dhe oligarkë?, ka qenë ky komenti i Ndokës, së cilit Rama iu përgjigj duke thënë ?ata kërkojnë qeveri ekujlibri me Nardin në mes?.
Mbrëmjen e sotme në emision, Ndoka tha se me Ramën ka pasur bashkëpunim dhe se shpesh ai është përpjekur ti hapë kanalet e bashkëpunimit me Berishën apo të tjerë. Ndërkohë sipas Curit Nardi nuk është i vetmi ?rrangall? në politikë, por ka edhe të tjerë.
?Nardi ka të drejtë sepse duke i shkruar ?tren rrangall? është sikur t?i thotë që është një politikan i vjetër. Për mua nuk është i vetmi rrangall, ka shumë të tjerë?, tha Curi./tvklan.al