http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish drejtuesja e prokurorisë së Dibrës mori votëbesimin e 133 prokuroreve ndërsa Vladimir Mara, prokuror i krimeve të rënda i njohur për hetimin disa dosjeve të forta, siguroi vetëm 109 vota.Esmeralda Keshi Cani do të zëvëndësojë në këshillin e lartë të prokurorisë Gentian Osmanin i cili u shkarkua nga detyra nga kolegji i posacshëm i apelimit.Prokurorja që disa javë më parë refuzoi të hetonte dosjen 184 për shkak se ka lidhje familjare me persona që dalin në audipërgjimet mbi zgjedhjet në Dibër tha se do të jetë zëri i përfaqëeusve të akuzës dhe për prokurorin e përgjithshëm do të votojë kandidatin më të mirë.Me plotësimin e vendit vakant në KLP , tashmë i hapet rrugë zgjedhjes se kryeprokurorit të ri por edhe vendimit për nisjen e punës së SPAK, strukturës së posaçme antikorrupsion e cila mendohet se mund të ngrihet edhe me më pak se 10 prokurorë.Në mbledhjen e përgjithshme të KLP, 11 vota u shpallen te pavlefshme ndërsa pati dhe nga ata prokurove që nuk votuan dot , si drejtuesja e krimeve te renda Donika Prela e cila u paraqit më vonesë.