TIRANË- Televizionet kryesore në vend Report Tv, News 24, Top Channel, Vizion Plus, Ora HD dhe Ora News i janë drejtuar ditën e sotme Autoritetit të Mediave Audiovizive me një ankesë urgjente lidhur me nisjen e transmetimeve dixhitale dhe fikjen e sinjalit analog.
Në letrën e tyre drejtuar AMA-s thuhet se pas vendimit të datës 30 shtator të këtij institucioni kanë vendosur të fikin sinjalet analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, por kjo gjë nuk është zbatuar nga operatorë të tjerë në treg si Klan, Klan PLUS, ABC News dhe Shijak TV të cilët vijojnë transmetimet analoge në këto qarqe. Ata paralajmërojnë se nëse nuk zbatohet ky vendim do të dërgojnë çështjen në gjyq.