#rtvora #oranews
Trajneri i Partizanit, Franco Lerda ka dalë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Teutës, i vlefshëm për javën e shtatë të Kategorisë Superiore. Të kuqtë vijnë pas fitores në derbi dhe kualifikimit në raundin e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë dhe ndaj bregdetarëve do të synojnë vazhdimësinë.
Sa e rëndësishme ishte fitorja në derbi për vazhdimësinë?
Lerda: Ishte shumë e rëndësishme për sa i përket aspektit psikologjik. Mendoj se ka qenë një fitore që tashmë do të na bëjë të kërkojmë vijueshmërinë e rezultateve duke filluar që nga ndeshja me Teutën.
A konsideroni kundërshtar direkt Teutën?
Lerda: Në këtë moment Teuta është një skuadër e fortë. Është një ekip që mban vendin e parë dhe e vlerësojmë maksimalisht. Do ta respektojmë në maksimum siç kemi bërë edhe me kundërshtarët e tjerë. Është një rival kryesor por ne do të bëjmë maksimumin për të marrë rezultatin e duhur.
Boldor dhe Telushi, a janë gati për këtë ndeshje?
Lerda: Të dy lojtarët janë stërvitur mjaft mirë gjatë kësaj jave. Besoj se e kanë lënë pas krahëve dëmtimin që kanë pasur dhe do të jenë gati për sfidën e nesërme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fitorja-ne-derbi-dhe-mosprania-e-tifozeve-lerda-teuta-e-forte-do-te-jete-e-veshtire-ne
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz