Teksa foli për dëshirën e madhe të qytetarëve shqiptarë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, Rama bëri ironi me kërkesën e Britanisë për të dalë nga BE. Kryeministri Rama tha se Britani ka luksin të mendojë divorcin pas kaq shumë vitesh, ndërsa ne duam që kjo martesë me BE të bëhet sa më parë.
"Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë dhe kjo na bën ne të jemi të angazhuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE-në, se puna nuk është që duhet të kënaqim Parisin, Hagën, etj, por kjo ka të bëjë me shndërrimin e vendit tonë, me faktin që duhet të bëhen demokraci funksionale dhe shtete funksionale me një sistem të besueshëm dhe të paanshëm drejtësie.
Ne na duhet të vazhdojmë t'ju duam e të besojmë tek kjo martesën e jona. Britanikët kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq shumë vitesh. Për ne është hera e parë që e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do", tha Rama.