Report TV - ‘Vetë nuk arrita dot’, Rama: Ja si Merkel bindi Bundestagun për Shqipërinë

2019-10-04 0

TIRANE - U mbajt sot në Shqipëri, për të dytin vit radhazi 'Ministeriali i Drejtësisë' me nismën e qeverisë shqiptare, në prani të ministrave të Drejtësisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrit Edi Rama si dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Fokus i konferencës rajonale të nivelit të lartë ishin reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje se si kancelarja Angela Merkel mori ?PO-në? dhe bindi Bundestagun gjerman që të vendoste pro hapjes së negociatave për Shqipërinë. Rama u shpreh se Merkel u tha deputetëve gjermanë se: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t?i përgëzojmë? Rama tha se integrimi në Bashkimin Evropian është një rrugëtim të cilin Shqipëria e meriton, duke e argumentuar këtë me faktin që vendi ynë i plotësoi kushtet e vendosura. Kreu i qeverisë u kthye pas në kohë, një vit më parë, në nisje të reformës në drejtësi, ku u kërkua q të përjashtoheshin nga sistemi 57 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Shefi i mazhorancës tha se procesi i vettingut u bë revolucioni ynë francez me gijotinën, pasi shifra shkoi në 100 gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të përjashtuar nga sistemi. Fakti që tashmë, kërkohet që Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë të jenë funksionale, nuk është faj i Shqipërisë - tha Rama - pasi pastrimi i sistemit ishte pikërisht kërkesë për të ecur me hapa të sigurt në rrugën drejt BE-së. Për këtë, Rama solli citimin e një gruaje të zgjuar siç ju drejtua kancelares gjermane Angela Merkel teksa i ishte drejtuar grupit parlamentar për të marrë 'PO-në' për çeljen e negociatave me Shqipërinë. erkel është shprehur se është sukses i Shqipërisë që pastroi sistemin dhe nuk është dështim i Shqipërisë që Gjykata Kushtetuese mbeti pa gjyqtarë për shkak të largimit të të korruptuarve!

Free Traffic Exchange