Fati i Bleona Matës/ 'Pa Gjurmë' zbulon detaje tronditëse: Kroati rrëmbeu më shumë se 4 fëmijë

2019-10-03 6

Vetëm para pak ditëve, emisioni investigativ ?Pa Gjurmë? në Report Tv ka raportuar një lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm. Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagrep dhe është burgosur nga autoritetet kroate.

33- vjecari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sebashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjec kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagrep, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.