Report TV-Historia prekëse/ Nëna birësuese merr guximin ti gjejë vajzës nënën biologjike

2019-10-03 7

Një nënë sjell në një studio televizive vajzën e saj, jo vetëm për t?i treguar të vërtetën, por për t?i gjetur rrënjët biologjike. Një histori ndryshe nga të tjerat, trajtohet sot në studion e ?Pa Gjurmë?.

Ida Katija me banim në Greqi, nuk mundi dot të bëhej nënë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, Petritin, vendosën që në vitin 1997 të birësonin një fëmije. Cifti jetonte në qytetin e Vlorës dhe i drejtohen Shtëpisë së Fëmijës në qytetin bregdetar.

Pas procedurave, më në fund, më 25 tetor të vitit 1997 Ida birësoi një vajzë, e cila ishte 1 vjeç në atë kohë dhe quhej Paola. Ata u bënë prindër dhe e rritën me dashuri vajzën e tyre të vetme, as emrin nuk ia ndryshuan, Paola u quajt që në momentin që e morën në krahë. Një emër që dyshohet se vajzës iu vendos nga nëna biologjike.

Free Traffic Exchange