Përplasja për tenderat, drejtoresha e ARRSH jep dorëheqjen 2 javë pas emërimit

2019-10-03 1

#rtvora #oranews

Autoriteti Rrugor Shqiptar është kthyer në një arenë ku po përplasen interesa të forta tenderash duke u bërë shkak për largimin e drejtoreshës së re vetëm dy javë pas emërimit. Vasilika Vjero është dorëhequr pak ditë pasi mori drejtimin e institucionit, ndërsa edhe titullarja e mëparshme Sonila Qato u largua pas presioneve nga kompanitë që kanë fituar tenderat e rrugëve.

Përplasjet për tenderat e rrugëve duket se kanë sjellë një situatë të rëndë në ARRSH duke bërë që asnjë drejtor i ri të mos marrë përsipër procedurat e institucionit në varësi të ministres, Belinda Balluku.

Vetëm 2 javë kanë mjaftuar që Vasilika Vjero të dorëzohet dhe të paraqesë dorëheqjen. Ajo e mori këtë detyrë pas datës 19 shtator kur parardhësja e saj Sonila Qato dha dorëheqjen. Vetë Qato, pas 9 muajve në detyrë, në deklaratën e bërë në facebook ka lënë të kuptohet se është tërhequr pas presioneve të bëra ndaj saj prej kompanive që kanë interesa të ngushta në tenderat e rrugëve. Në atë kohë ARRSH ushtroi kontroll në punimet e ?Rrugës së Arbrit?.

Në raportin e auditimit u nënvizua se kompania Gjoka kishte përdorur të dhëna të rreme me qëllim për të përfituar fonde për punime të papërfunduara. Por subjekti u përgjigj me procedim në gjykatë duke akuzuar se kjo nuk ishte e vërtetë. nga ana tjetër dhe tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë, edhe pse një nga 5 investimet strategjike u anulua, edhe pse 70 për qind e punimeve ishin kryer.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vetem-2-jave-ne-krye-te-arrsh-se-jep-doreheqjen-vasilika-vjero

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz