Ish kreu i AKU i shkruan Ramës: Të mëdhënjte mashtrojnë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-03 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish drejtori I Autoritetit Kombëtar të Ushqimit I shkarkuar një ditë më parë Agron Hetoja ngre shqetësime serioze që lidhen me sigurinë ushqimore në vend. Këto shqetësime ai ia ka dërguar me email kryemisitrit Edi Rama, zvkryemistrit Brace, ministrit të bujqësisë por edhe kreut të grupit parlamentar socialist.Vizion Plus ka siguruar këtë email në të cilin evidentohet se bizneset që operojnë në këtë fushë arrijnë të lobojnë ekonomikisht për të sfumuar sistemin e kontrollit dhe për të mashtruar me cilësinë e ushqimeve që ata tregtojnë.Edhe në Shqipëri si kudo në vendet në zhvillim, operatorët e papërgjegjshëm të biznesit ushqimor janë të organizuar dhe të strukturuar mjaft mirë dhe të aftë ekonomikisht dhe shoqërisht që të lobojnë në dobësimin e sistemit të sigurisë ushqimore apo vazhdimin e anarkisë ku mashtrimi ushqimor konsiderohet modë dhe aftësi e subjekteve.Ish drejtori Hetoja vijon më tej kur thotë se autoriteti kombëtar I ushqimit ka nëvojë për më shumë pavarEsi, e cila duhet të vij nga mbështetja e qeverisë por edhe e politikës.Sikur AKU të kishte patur më shumë mbështetje ekzekutive apo politike, situata do të kishte qenë shumë më e suksesshme. Momenti nuk duhet humbur dhe duhet ndërtuar mbi çfarë është arritur. Por situata aktuale në AKU ka nevojë inspektorë shtesë për të kontrolluar bizneset që konsiderohen me rrisk. Numri I operatorëve në këtë fushë ka arritur në 27. 600, një numër ky I cili nuk mbulohet dot nga trupa inspektuese, duket bërë që frekuenca e kontrolleve tek subjektet që konsiderohen me rriks të lartë të jetë më e ulta në ballkan.Regjistri i përditësuar përmban 27. 603 operator biznesi ushqimor. Nga 22 mijë që ka regjistri aktual. Pra, kemi 5200 operator më shumë. Konkretisht në Tirane Durrës Shkodër dhe Lezhë. Aktualisht, në këto qarqe me stafin aktual dhe me numrin e bizneseve të regjistruara kontrollet zyrtare në stabilimente me risk të lartë kryhen 1 here në 3 muaj. Ndërkohë që në të gjithë Ballkanin, stabilimentet me risk kontrollohen 1 herë në 2 muaj. Me shtimin e numrit të operatorëve kontrollet tashmë do të kryhen 1 herë në 5 muaj në Tiranë dhe Durrës, ndërsa në Shkodër dhe Lezhë 1 herë në 4 muaj. Për të ruajtur minimalisht të njëjtin skenar frekuence kontrolli (sidoqoftë edhe skenari aktual nuk është skenar normal) del e domosdoshme që minimalisht të shtohen 51 inspektor. Aktualisht AKU ka 13 pika inspektimi kufitar, por në asnjë nga këto pika nuk egziston infrastruktura e domosdoshme logjistike për procesin e kontrollit zyrtar, një fakt ky shqetësues ky që ngre pikpyetje për cilësinë e ushqimeve që konsumojmë.Email-et e derguara nga hetoja te siguruara nga Vizion Plus