Basha: Rama të hap krahun, dështoi për herë të katërt - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha doli nga selia blu për tiu përgjigjur fjalimit të Ramës në seancën parlamentare të kësaj të enjte mbi procesin e hapjes së negociatave të Shqiperisë me BE-në.Kreu I PD tha mes të tjerash se fjalimin e Ramës dhe justifikimet për dështimet e shpeshta me hapjen e negociatave, duke ia vënë fajin Europës, ai e kishte parashikuar kohë më parë.Nga kjo foltore në praninë tuaj ju kam thënë ju dhe përmes jush, shqiptarëve që me mënyrën se si Edi Rama po mbyll dhe rrezikon rrugën shqiptare të integrimit europian, shpejt do të vijë dita kur të tregojë me gisht fajtorët. Dhe fajtorë do të jetë çdokush, do të jetë opozita, do të jeni ju mediat, do të jetë Europa, do të jenë partitë politike europiane, i vetmi person që nuk do të ketë asnjë përgjegjësi për këtë faj, do të jetë vetvetja. Dhe për fat te keq është bërë kaq i parashikueshëm, saqë fjalimin që ja parashikova para dy muajsh, sapo e mbajti në pseudoparlament.Lideri I opozitës, tha se përgjegjësia e dështimit për herë të katërt për hapjen e negociatave është vetëm e Edi Ramës dhe aspak e shqiptarëve. Kjo, sipas Bashës lidhet me qeverisjen e korruptuar të këtij kryeministri.