Ora News - Hapja e negociatave, Rama: Nuk është gati BE, jo ne

2019-10-03 0

#rtvora #oranews

Pasi hodhi mbi fjalimin e tij edhe shënimet e fundit, shefi i mazhorancës për 40 minuta nga foltorja e Parlamentit mbrojti punën e bërë nga Shqipëria për plotësimin e kushteve të Brukselit. Edi Rama është i bindur se vendimi i Francës dhe Holandës për negociatat nuk varet më nga Shqipëria, por nga politika e tyre e brendshme dhe interesat ekonomike.

Në këto kushte që është sot BE, sipas Kryeministrit, asnjë vend që është pjesë e unionit nuk do të mund të anëtarësohet. Madje ai tregoi edhe arsyen e vërtetë se pse Bundestagu Gjerman i tha PO Shqipërisë.

Për të treguar sjelljen e dyfishtë të Brukselit me vendet e Ballkanit Perëndimor, shefi i qeverisë mori shembull Kosovën dhe Serbinë.

Nuk kishte si të mungonte nga ana e Ramës edhe një përgjigje për kushtet e vendosura nga opozita brenda dhe jashtë parlamentit për reformën zgjedhore.

Sistemi i drejtësisë ka nevojë të pastrohet deri në qelizë sipas kryeministrit dhe për ta ilustruar denoncoi rastin e një prokurori në Durrës, por pa e identifikuar atë.

Për t?ju përgjigjur ndërhyrjeve të Kujtim Gjuzit, Edi Rama e mbylli fjalën me një përshëndetje mbretërore.

Deklaratat e Ramës në Parlament

Rama: Gjermani tha ?PO?, për shkak të vetos së Kancelares Merkel

Nga ana tjetër, Gjermania ka thënë PO vetëm për një arsye, të cilën e ka shprehur dje ai reporteri i Bundestagut, sepse kancelarja ka vënë veton, që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kushtet e Gjermanisë për politikën e saj të brendshme

BE sot ka një debat të brendshëm të imponuar nga dinamika të brendshme dhe të lidhura me një periudhë krize, që ka marrë përpjetën qysh me shpërthimin e lumit të refugjatëve. Dëgjoj këtu që Gjermania, ka vënë kushte. Pse i ka vënë Gjermania kushtet, i ka bënë për çfarë? I ka vënë për politikën e vet të brendshme dhe në funksion të politikës së vet të brendshme, pse edhe në grupin më të madh parlamentar bëhet një debat i madh, sikur çfarë po i japim Shqipërisë. Dhe ka votat pro ka dhe kundër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-integrimi-ne-be-mundesi-jo-e-shpejte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange