GLAMOUR - Miq apo jo? Rozana Radi flet për hitet me Noizyn: E lumtur që i performon ende

2019-10-03 1

#rtvora

?Glamour Zone? është emisioni më i ri në RTV Ora, autore dhe moderatore e të cilit është Ester Bylyku. Ajo zgjodhi që të kishte Rozana Radin si të ftuarën speciale të puntatës së parë.

Pasi na solli ndër mend projektet hit të Rozanës me reperin Noizy, moderatorja kërkoi të mësonte më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Rozana Radi: Unë i kam miq të gjithë. Sigurisht edhe Noizyn e ndjek kur kam mundësi me këngët e reja. Nëse nuk i dëgjoj, kam nipin në një moshë që dëgjon muzikën që Noizy krijon dhe gjithë reperave të tjerë dhe sigurisht dëgjohemi, përshëndetemi. Më bëhet qejfi që kam qenë ajo artistja që besoi. Nuk është se e mora Noizyn për ta ndihmuar. Noizy kishte një album në treg kur e zgjodha të vinte në duet me mua, thjesht më pëlqeu për atë që bënte. Nuk i dihet asnjëherë nëse kënga do të jetë apo jo një sukses.

Ndër të tjera, këngëtarja sqaroi se ndihet e lumtur që reperi e performon ende në koncertet e tij.

Rozana Radi: Ditën e parë kur doli kënga Mr. Yesterday, unë jetoja tek Liqeni i Thatë dhe në orën 4 të mëngjesit isha në gjumë, dëgjoj këngën që e vinin të gjithë të rinjtë që ktheheshin nga diskoteka me makinat e tyre. Në atë kohë thashë, ?Rozana, kënga është bërë hit?. Dhe me të vërtetë rezultoi hit. Sot më bëhet qejfi, njerëzit ma dërgojnë në Instagram kur Noizy e performon ende.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rozana-radi-flet-marredhenien-e-hitet-me-noizyn-e-lumtur-qe-i-performon-ende

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz