Report TV - Vlora 5 ditë pa traget për në Itali, flet Drejtori i Doganave

2019-10-02 1

Për 5 ditë të gjithë ata që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Italisë apo Vlorës nuk do ta kenë të mundur. Shkak është bërë një defekt në spirancën e tragetit Vlorë-Brindisi, i cila është i vetmi që kryen këtë funksion për momentin.

Drejtori i Doganave në këtë qytet, Kosta Vjerro shprehet se kjo problematikë ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët të cilët detyrohen që këtë shërbim ta marrin nga porti i Durrësit ose nga aeroporti 'Nënë Tereza'.Ndër të tjera Vjerro e vendos theksin edhe tek kushtet e trageteve të cilët sipas tij lënë për të dëshiruar, ndërsa ankesat nga qytetarët sipas tij kanë qenë të shumta. Ndërsa në lidhje me biletat që janë shitur për këtë linjë ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë.