Rama flet me detaje për vendimin e Francës Ka të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne

2019-10-02 2

Kryeministri Edi Rama tha se komunikimet me presidentin e Francës, Emanuel Macron i ka pasur për tërmetin ku homologu ka shprehur solidaritetin e tij për pasojat në Shqipëri, por referuar vendimit të Parisit zyrtar për çeljen ose jo të negociatave, kreu i qeverisë tha se ky vendim nuk varet nga ne.

"Me Parisin jemi duke komunikuar për tërmetin. Që në momentin n e parë presidenti më ka telefonuar. Sa i përket negociatave, nuk dua të bëj përsëritje: Por nuk varet nga ne! Varet nga të tjera arsye jashtë nesh. Nëse me Bundestagun kemi një marrëdhënie për shkak të një marrëdhënie tjetër, një raport partiak me Shqipërinë. Unë nuk jam në gjendje të them se cili do të jetë përfundimi nga ana e Francës, por mirëkuptoj që Franca është një vend i madh, një nga dy themeluesit e idesë së BE-së, ka të drejtën të mendojë dhe të shohë ndryshe, dhe ka të drejtën të mos e ketë mendjen tek ne, pavarësisht sa e padrejtë mund të na duket dhe pavarësisht sa të padrejtë e mendoj unë. Është e rëndësishme që kemi kaluar barrierën e Bundestagut, kemi marrë një PO që është e qartë. Duhet të mësohemi që integrimi në BE është përfshirja në një familje me shumë anëtarë me shumë interesa që jo gjithmonë përputhen, dhe jo gjithmonë përputhen në të njëjtën kohë. Mund të ndodhë që në atë moment dikush nga anëtarët të ketë zgjedhje, dhe të thotë më interesojën zgjedhjet tani jo Shqipëria. Dy kushtet e Bundestagut janë të rëndësishme se na cojnë në konferencën ndërqeveritare të BE-së. Cdo hap, në cdo kapitull, në cdo paragraf ka nga një kusht, që duhet përputhur legjislacioni, për peshkun, për tërmetin, për ajrin, për detin, për për...janë të gjitha gjëra që na bëjnë shtet anëtar. Na përshpejtojnë të bërit shtet evropian, siç ndodhi me drejtësinë", tha Rama.

Free Traffic Exchange