http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia demokratike e ka një plan për zgjidhjen e krizës dhe për reformën zgjedhore.Deklarata u bë nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili iu përgjigj në këtë mënyrë edhe deklaratës së kryemistrit Edi Rama se ishte gati të shkonte edhe në selinë blu për të diskutuar këtë reformë.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Kjo nuk është çështje për Bashën nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për të nxjerrë vendin nga kriza. Ne kemi nje plan per reformën zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë nëse nuk e zbaton të hapë krahun se e zbatojmë ne?.Ky qëndrim i Bashës vjen në një kohë kur mazhoranca ka shprehur disa herë vullnetin për ta bërë pjesë të komisionit edhe opozitën jo parlamentare.Por rama ndërkohë ka bërë të qartë se nuk do ta presë shumë gjatë Bashën, duke nënvizuar se reforma mund të kalojë me votat e deputetëve të tjerë opozitarë në parlament.Reforma elektorale është një nga kushtet kryesore të vendosura nga bundestagu gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.