Gropat me fishekzjarre në derbi/ Tirana 4 ndeshje pa tifozë! 'Capital Crew' gjithë sezonin jashtë

2019-10-02 1

TIRANË - Komisioni i Disiplinës ka vepruar me dorë të hekurt pas dhunës që ndodhi në derbin e të dielës mes Tiranës dhe Partizanit. Ndryshe nga herët e tjera komisioni ka dënuar në veçanti grupimin e tifozëve ?Capita Crew?, të cilët shpalosën në stadium banderolën me partizanët e vrarë. Si rrjedhojë tribuna ku ata qëndrojnë, G3, do të jetë i mbyllur deri në fund të sezonit, ndërkohë që risia është se 8 tifozë janë dënuar përjetë për të mos u futur në stadium.

Personat e përjashtuar janë Elton Bande, i cili edhe është arrestuar nga policia pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë, Alban Rexha, Getard Celiku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga, Gentian Qosja. FSHF ka sqaruar se emrat në këtë listë mund të shtohen akoma pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore me 6 tetor, ndërkohë që me gjasë për individët e përmendur policia do të bëjë verifikimit e saj, pasi mund të dënohen deri me 3 vjet burg.