Report TV -Kryemadhi: Rama të kthejë përgjigje për 5 pikat dhe më pas të vijë në PD

2019-10-02 1

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur pas mbledhjes së aletarëve të djathtë në selinë blu. Kryemadhi ka deklaruar se platforma me 5 pika që i është dërguar kryeministrit Rama është një strukturë strategjike që kërkonë palë nga mazhoranca dhe opozita për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa për deklaratën e një dite më parë që kreu i qeverisë bëri në Report Tv se është i gatshëm të shkojë deri në PD për zgjidhjen e krizës politike, Kryemadhi u shpreh se ai duhet të kthejë përgjigje për platformën dhe më pas të vijë për dialog në PD.

"Është një strukturë strategjike që thotë një palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët. Ajo është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut. E gjithë kjo strukturë dhe ato 9 kushte dhe janë të domosdoshme. Duhet të bëjmë opozitës research. Basha përfaqëson opozitën dhe jo vetëm PD. Ka qenë një lapsus.

Rama ka qenë refraktari dhe anti-dialog gjithmonë. Duhet të nxjerrim vendin nga kriza dhe t'i japim shansin të gjithëve për një jetë më të mirë. Kemi të pashprehur Francën dhe kemi Holanën me një qëndrim të frikshëm për Shqipërinë. Rama ka 5 kushte dhe duhet të kthejë njëherë përgjigje për ta dhe pastaj hajde në PD të flasim. Rama është humorist", u shpreh Kryemadhi.