RADHIME- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditën e sotme aksionin për prishjen e objekteve në zonën bregdetare të Radhimës. Aksioni i ditës së sotme ka nisur pa tensione ndërkohë që të pranishme në zonë janë edhe forcat e policisë dhe FNSH.
Përgjatë dy ditëve të fundit aksioni është shoqëruar me incidente të shumta pasi pronarët e bizneseve pretendojnë se shembja e objekteve po bëhet në mënyrë selektive.