#rtvora #oranews
Mazhoranca nuk do të tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e presidentit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në një intervistë për RTV Ora shprehet se do të paraqesë komentet e selisë rozë në takimin që do të zhvillojë me Komisionin e Venecias. Nga ana tjetër kreu i grupit socialist thekson se nuk do të pranojë as komisionin me ndërkombëtarë për reformën elektorale të kërkuar nga PD, por dhe as ndryshimin e sistemit që propozon opozita e re.
Edhe pas publikimit të draft-opinionit të Venecias, për mazhorancën nuk ka asnjë dyshim që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla shprehet se do të jetë i pranishëm në seancën plenare të Komisionit të Venecias për të treguar, sipas tij, shkeljet kushtetuese të Kreut të Shtetit.
Balla: Në të drejtën kushtetuese shkelja është gjithmonë e rëndë sa herë kryhet me dashje.Kjo jo është e rëndë, por është shumë e rëndë. Vetë Ilir Meta e di që ka bërë një shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Për deklaratat e dhëna nga ana e Ilir Metës se ?Luani i Venecias? nuk ka frikë nga Venecia, Taulant Balla mendon t?i japë atij një këshillë miqësore si ish-aleat i PS.
Balla: Hiq dorë ga cënimi apo vlerësimet negativiste përkundrejt institucioneve të gjithëpranuara ndërkombëtare si të paanshme.
Nga ana tjetër PS nuk do të marrë parasysh propozimin e PD për strukturë të re për reformën zgjedhore, madje as kërkesën e opozitës së re për ndryshim të sistemit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balla-ne-venecia-meten-presidenti-e-di-dhe-vete-qe-ka-shkelur-kushtetuten
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz