Report TV -Shtyhet mbledhja e KLP për pikëzimin kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm!

2019-10-01 0

TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shtyrë pasi është kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror. Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta. Pas përfundimit të mbledhjes nënkryetari i KLP Alfred Balla u shpreh se shtyrja është një procedurë normale ndërkohë që deklaroi se tashmë janë drejt përfundimit edhe procedurat e ankimimit për kandidatët e SPAK, dhe do të jetë këshilli që do të vendosë nëse ai do të jetë funksionalë me më pas se 10 anëtarë.

"Shtyrja është një procedurë normale. U kërkua nga disa anëtarë që të njihen me kandidaturat dhe të kenë disa materiale shtesë. Në draft kemi pikëzuar rregulloren tonë. Është përcaktuar që kriteret për Prokuror të përgjithshëm bëjnë fjalë për formimin profesionale, kriteret morale. Jemi në pritje të mbarimit të procedurave të ankimimit për dy kandidatë të SPAK. Është Këshilli që do vendosë nëse do fillojmë me 10 apo me më pak se 10. Brenda muajit tetor mund të kemi një vendimmarrje", u shpreh Balla