Report TV -Basha 'presion' bankave të nivelit të dytë: Mos financoni PPP-të

2019-10-01 0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është drejtuar me një letër të gjithë bankave të nivelit të dytë dhe guvernatorit Gent Sejko, ku u kërkohet që të mos financojnë PPP-të. Argumenti që Basha përdor për këtë kërkesë është se këto PPP-të (Partneritet Publik Privat) shpesh përdoren për pastrimin e parave dhe si shembur sjellë dy kontratat për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat.

Ai shkruan se kjo letër është për t'i vënë në dijeni për rrezikun që i kanoset, pasi sipas tij ?sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarëve të korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme.?