TIRANË- Në ditën botërore të të moshuarve, LSI ka listuar një sërë problematikash me të cilët përballen të moshuarit në Shqipëri.
Nga selia e partisë, ish-deputetja Nora Malaj, tha se të moshuarit në Shqipëri vuajnë nga varfëria, mungesa e një shërbimi mjekësor të denjë, diskriminimi moshor dhe për këtë ka akuzar drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe politikat e ndërrmara të kësaj qeverie.
Në këtë kuadër, ajo ka bërë tre popozime, që vijnë si zgjidhje e LSI-së për këto probleme, duke filluar që nga hartimi i një projektligji ?Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë?, deklarimin e minimumit jetik në Shqipëri nga ana e qeverisë dhe Ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe përgatitjen e shoqërisë për moshimin.
Malaj ka sjellë disa statistika, ku sipas saj janë tregues së varfëria në Shqipëri ka " fytyrën e gruas së moshuar".