#rtvora #oranews
Presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me të moshuarit, bëri thirrje për më shumë vëmendje e përkujdesje me dashuri e dhembshuri për prindërit dhe gjyshërit. Presidenti vlerësoi përvojën e tyre si një aset i çmuar për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Në një kohë kur shoqëria shqiptarë ka marrë formë individualiste, presidenti Ilir Meta ka apeluar për më shumë përkujdesje për të moshuarit. Në një bashkëbisedim me ta kreu I shtetit solli shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, që frymëzoi miliona njerëz me dashurinë për familjen.
?Përkujdesja dhe vëmendja ndaj sfidave dhe problematikave me të cilat përballen të moshuarit është detyrim i të gjithë shoqërisë sonë?, nënvizon Meta.
Presidenti vlerësoi përvojën e prindërve dhe gjyshërve tanë si një aset i çmuar dhe kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.
?Shoqëria jonë, veçanërisht brezi i ri, jo vetëm duhet të mësojë nga eksperienca juaj, por duhet t?i investojë këto përvoja në edukimin e brezit të ri, me ndjenjën e punës, të ndershmërisë, përgjegjshmërisë e seriozitetit, por edhe me ruajtjen e forcimin e ndjenjës sonë kombëtare?, tha Meta.
1 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve. Kjo datë është përcaktuar më 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dita e respektit global për të moshuarit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dita-nderkombetare-e-te-moshuarve-meta-me-shume-kujdes-dhe-dashuri
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz