#rtvora #oranews
BSH ka ngritur shqetësimin për qarkullimin e parave cash në ekonominë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se Shqipëria është ndër vendet me sasinë më të madhe të cash-it në rajon, çka sipas tij nxit informalitetin.
Sejko: Kjo reflektohet në një përdorim të lartë të parasë fizike cash në ekonominë shqiptare. Ka studime empirike të kryera nga BSH në bashkëpunim me BB rezluton se përdorimi i cash-it në ekonomi përtej efekteve zbehëse tek mekanizmat e BSH në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar dhe zhvillimit ekonomik, ka edhe një kosto shtesë konkrete nga përdorimi si mjet pagese që në nivel ekonomie shkon në më shumë se 1% të PBB. Për më tepër përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si nxitës i informalitetit në ekonomi.
Ministrja e Financave, Anila Denaj theksoi se në fokus mbetet aksioni anti-informalitet që do të sjellë edhe përmirësime përmes procesit të fiskalizimit.
Denaj: Ministria e Financave synon të reformojë mënyrën e të bërit biznes. Kjo për të sjellë në vëmendje një punë më efektive edhe në raport me administratën tatimore. Pak më parë në një nga objektivat unë përmenda elementin e uljes së korrupsionit, i cili është një objektiv permanent.
Deklaratat u bënë gjatë një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, organizuar nga BSH me qëllim rritjen e stabilitetit ekonomik në vend.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/sejko-paraja-cash-nxites-i-informalitetit-ne-ekonomi
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz