Sekuestrohen 6 mijë m2 tokë të zyrtarëve të bashkisë Lezhë, fshihen pas një personi anonim

2019-09-30 0

Një hetim i nisur në fillim të shkurtit 2019 për veprat penale të ?Falsifikimit të dokumentave? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?, është finalizuar sot me sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 6066 m2 që ndodhet në fshatin Barbullujë të Lezhës. Sipërfaqja e tokës së sekuestruar me vendim të gjykatës së Lezhës, është e regjistruar në emër të Gjok Linin, një banor anonim, por që prapa tij qëndrojnë emra të njohur për tjetërsimin e pronave, në Bashkinë e Lezhës. Sipas prokurorisë së Lezhës, regjistrimi i kësaj sipërfaqe toke në emër të Gjok Linit, është produkt i një veprimtarie kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i saj mund të rëndojë pasojat e veprës penale, për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek persona të tjerë. Ditën e sotme gjykata e Lezhës ka vendosur të sekuestrojë këtë pasuri, duke urdhëruar bllokimin e saj në hipotekën e Lezhës.

Në kallëzimin penal të bërë në prokurori Alfred Thekna, ka shpjeguar faktin se në vitin 1999 babai i tij Gjergj Thekna, ka blerë me anë të një kontrate shit-blerje pasurin prej 7256 m2 tokë arë në fshatin Barbullojë, Bashkia Lezhë dhe së bashku me dy vëllezërit e tij Nikollën dhe Frrokun, e kanë punuar që nga viti 1999 e në vazhdim duke e mbjellë me jonxhë dhe misër. Kanë aplikuar disa herë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Lezhë për të regjistruar pronën por nuk ju është regjistruar prona duke mos marrë dhe përgjigje. Një komshi i tyre në fshatin Barbullojë, konkretisht Pjeter Daci me datë 24 janar 2019 i ka thënë se ka ardhur një person për të rrethuar tokën e juaj dhe të cilën e ka me certifikatë pronësie duke i thënë se jemi komshi dhe Pjetri i ka thënë se këtë tokë e kanë blerë disa djem nga Fushë-Arrësi si dhe i ka dhënë një kopje te certifikatës së pronësisë.

Free Traffic Exchange