Kuvendi flet për hallet e popullit! Hajdari-Gjoni: Rama-Basha flirt, por ne do fundosim pazarin

2019-09-30 0

TIRANE-Me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët. Dhe pikërisht seanca e pasdites së sotme ishte përcaktuar si e tillë, por që nuk arriti që të mbante dot larg temat e nxehta të aktualitetit politik. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ritheksuan edhe njëherë se do të vijojnë që të luftojnë deri në fund për ndryshimin e sistemit të ri zgjedhor.