http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pronarët e bizneseve përgjatë vijës bregdetare të Radhimës janë përplasur me Inspektoriatin Kombetar të Mbrojtjes së Territorit.Pronarët e bizneseve kanë kundërshtuar vijimin e aksionit, me pretendimin se nuk janë informuar mbi projektin.Pronarët e bizneseve akuzojnë IKMT-në për selektivitet.Me fëmijën e mitur në krah, një biznesmen doli përpara eskavatorit të IKMT për të kundërshtuar aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën e Radhimës.Për të shmangur një përplasje të mundshme mes palëve në zonë mbërritën forca të shumta policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.Inspektorët e IKMT shprehen se i ka njoftuar të gjithë banorët për këtë aksion. Rezistenca e tyre ka bërë që të ndërpritet aksioni deri në sqarimin e plotë të situatës.Projekti që nisi në fillim të muajti shtator parashikon prishjen e 60 objeketeve nga uji i ftohte deri ne Orikum.