http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Verifikimi dhe vlerësimi i dëmeve qe shkaktoi tërmeti i nje jave me pare ka përfunduar ne 1220 banesa. Ne ketë proces ndihmoi edhe aplikacioni i ri i bashkisë, emergjenca.net.Gjatë vizitës në panairin ?Tirana Tech Open?, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se fale teknologjisë qyteti eshte rimëkëmbur me shpejt.?Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ?pasaportën? e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazëKryebashkiaku foli edhe per politikat që synojnë uljen e ndotjes, përmes përdorimit te makinave elektrike.?Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t?ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët. ?Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas?,Tashmë bashkia ka aplikuar tek kompania amerikane Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike në Tiranë.