http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Urdhri i ministrisë së mbrojtes per te kufizuar hyrjen ne bazen e pashalimanit nga ora 8:00 deri në orën 17:00 te kesaj te hene ka sjellë irritimin e peshkatarëve dhe bizneseve në zonë.Mëngjesin e kësaj të henë për 90 minuta ata bllokuan rrugën që të çon në Pashaliman. Në mbështetje të tyre ishin edhe banorët e orikumit. Sipas protetsuesve oraret e vendosura nga ministria janë absurde, pasi puna e tyre ne peshkim nuk është fikse.Janë rreth 200 punonjës të firmave të peshkut por dhe bletërritës si dhe çoban ne stanet e zones te cilet kundershtojne urdhrin. Bizneset i kane dërguar ankesën e tyre ministrisë së mbrojtjes dhe presin zgjidhje në të kundërt paralajmerojn peshkallzimi e protestave te tyre.Sipas ministrisë së mbrojtje rregullat e reja për kalimin e automjeteve në këtë zonë kanë ardhur për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.Nderkohe sipas ministrse ekziston një rrugë paralele me atë të bazës ushtarake të Pashalimanite cila mund te perdoret ne cdo kohe nga peshkataret.