Opinioni i “Venecias”/ Presidenca: Do reagojmë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës do të mbajë një qëndrim konkret në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias që e konsideroi antikushtetuese zhberjen e datës 30 qershor nga ana e Ilir Metës.Zëdhënesi i Presidencës Tedi Blushi shkruan në facebook se Presidenti do të bëjë publik qëndrimin e tij në kuadër të transparencës dhe rëndësisë së cështjes larg ndikimeve politike dhe të dyshimta.Blushi shton se Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetus madje e ka mbrojtur atë në mënyrë të shkelqyer sipas Konventes Europianë të të drejtave të njeriut dhe vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Strasburgut.Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!