Tërmeti “rishikon” buxhetin, fondi i emergjencës i pamjaftueshëm - Lajme - Vizion Plus

2019-09-30 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Financave pritet të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2019, duke përfshirë në të edhe një fond të posacëm për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nga termeti.Sipas ministres Anila Denaj brënda javës pritet të dalë fatura finale e dëmeve të përllogarituara.Ndonëse bashkitë janë ende në fazën e përpunimit të të dhënave sipas ministres, fondi i emergjencave civile prej 130 milion leke duket se është I pamajftueshëm për të mbuluar dëmet.Këtë javë do të kemi një draft paraprak dhe do të vendoset përdorimi I fondeve. Fondi I emergjencave do të jetë nje fond prej 130 mln lekë por me aktet normative ne do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Njëkohësisht jemi duke parë edhe ndihmat që poo na vijnë nga biznesi apo individidë të caktuar.Në varësi edhe të faturës së dëmeve misnitria do të rishikojë edhe fondet për secilin institucion. Edhe këtë herë parashikohet një rialokim I fondeve nga projektet më pak te realizuara drejt atyre që kanë avancim më të madh.