Report TV - 613 kg kokainë të fshehur në banane/ Abër Çekaj del para gjykatës

2019-09-30 1

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda zhvillon sot gjyqin e parë ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e bananeve ku u gjetën 613 kg kokainë. Procesi ndaj Çekajt prej 4 seancash shtyhej pasi mungesa e tij dhe mosmarrja dijeni me anë të letërporosive ishte bërë shkak për ta shtyrë.

Çekaj është shfaqur në gjykatë krah menaxherit Donald Lushaj dhe Armando Pezakut, shoferi i kamionit ku u kap kokaina.