?Më kishin thënë se ishte mik i ngushtë i mamasë time?
Lajmi se babai i tij ishte dikush tjetër dhe njerku me të cilin kishte jetuar për shumë vite me radhë, duket se ka qenë tronditës për Edmir Dinen. ?Kam qenë rreth 11-12 vjeç kur babai im biologjik më tha se isha djali i tij?, kështu tregoi sot në rubrikën ?Shihemi në gjyq? të programit ?E dilea shqiptare?. Ai e përshkruan këtë moment si më të dhimbshin pasi ishte vetëm babai ai që i dha lajmin ndërkohë që nëna e tij nuk ndodhej aty.
Edmir Dine tregon se ka qenë vazhdimisht tek shtëpia e babait të tij biologjik, për të cilin i kishin thënë se ishte mik i ngushtë i mamasë time.
Eni Çobani: Edmir si e more vesh që Nuni ishte babai jot biologjik?
Edmir Dine: Kam qenë në moshën 6-vejçare kur jam pranuar nga babai im në atë shtyp si mik. Jam pranuar vetëm nga babi im dhe asnjë tjetër.
Eni Çobani: Ti me ç?të drejtë shkoje në shtëpinë e Naunit? Si justifikohej vajtja jote?
Edmir Dine: Mua ma kishin treguar historinë sikur babi im biologjik ishte mik i ngushtë i mamasë time. Ai tregonte shumë kujdes të veçantë për mua. Unë në atë moshë nuk arrija të kuptoja.
Eni Çobani: Zonja Liri ju ndërkohë si keni thënë asgjë për lirinë?
Edmir Dine: Gjatë kësaj kohe jo.
Liria: Deri pa hyrë në shtëpinë e tij jo. Më vonë bisedova me tim shoq, me babanë e tij, i thash që fëmija duhet ta dijë për babain e tij të vërtetë. Duhet ti tregosh djalit që është i yti.
Ardit Gjebrea: Liri më hiq një kureshtje, Manoli e dinte që nuk ishte djali i tij.
Liria: Po, e dinte.
Edmir Dine: E vërteta më e dhimbshme për mua ka qenë që pikërisht atë ditë që mësova të vërtetën ishte vetëm babai im dhe jo nëna. Duhej të ishin të dy.
Liria: Pasojat e mia i di ti? Po, pasoja ke pasur ti, pasoja kam pasur edhe unë. Unë mendova edhe për motrën tënde dhe vëllain, çfarë do t?iu bëja unë atyre?
Edmir Dine: Ç?më duhen mua ato pasoja o mama./tvklan.al