Si erdhi kokaina nga Ekuadori në Durrës? Report Tv zbulon detajet e itinerarit

2019-09-29 0

Oficerët e policisë shqiptare dhe prokurori i dosjes së 137 kg kokainë kanë marrë pjesë në operacionin e dorëzimit të kontrolluar në Pire të Greqisë. Prania e hetuesve shqiptarë është kërkuar nga DEA agjencia e luftës kundër drogës së SHBA me seli në Athinë, ndërsa sipas burimeve për Report Tv autoritetet greke kanë kërkuar që mos lejohej lëvizja e kontenierëve drejt Shqipërisë.

ReportTv ka mësuar se pala greke fillimisht ka kundërshtuar që kokaina të vazhdonte itinerarin e saj me 4 kontenierë drejt Durrësit por ka qenë ndërhyrja e DEA-s e cila ka përfshirë në këtë hetim dhe shërbimet shqiptare duke i besuar atyre goditjen e grupit shqiptarë. Mbrëmjen e 24 korrikut 2019 sasia prej 637 kg kokainë me destinacion Greqinë dhe Shqipërinë do të nisej nga Ekuador prej portit të Guaiaquil.