#rtvora
Pas tërmetit të së shtunës, familja me 7 anëtarë e Mynyr Stafës në Picallë të Petrelës po i kalon ditët dhe netët tek të afërmit, ndërsa një pjesë të oriendive dhe veshjeve i ruajnë në çadrën e ngritur pranë banesës së dëmtuar.
Por, kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë, pasi Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, ka nisur nga puna për të ndërtuar nga e para shtëpinë e tyre të re.
?Këtu s?banohet më, është e pabanueshme; suvatimet në tokë, ju?a di për nder që na mbështetët?, thotë kryefamiljari, i cili pa sesi në pak sekonda iu shkatërrua mundi i shumë viteve punë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputeti i PS, Xhemal Qefalia, e siguroi familjen Stafa se Viti i Ri do t?i gjejë në një banesë të re. Ai theksoi se nën përkujdesjen e veçantë edhe të Kryeministrit, do të rindërtohen të gjitha banesat e dëmtuara.
Veliaj: ?Do ta rregullojmë shtëpinë për ty, për nusen, për 4 kalamajtë, për gjyshen. Më vjen mirë që, brenda javës, u bë vlerësimi i dëmit, erdhi firma. Kryeministri ka shprehur një merak shumë të veçantë për ta azhornuar përditë se ku jemi me shtëpitë. Shteti ka qenë në këmbë, sidomos në fillim, për shpëtimin e njerëzve dhe më pas në kohë rekord, për të vlerësuar të gjitha shtëpitë."
Kryebashkiaku shtoi se Petrela është një nga zonat më të prekura nga tërmeti, ku edhe cilësia e ndërtimit të banesave linte shumë për të dëshiruar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/u-prek-nga-termeti-familjes-me-7-anetare-nga-picalla-do-ti-ndertohet-shtepia-nga-e-para
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz