FIER-Një i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa një tjetër është plagosur. Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 në autostradën Levan?Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh mjeti tip "Hyundai" që drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet K.B. banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, 27-vjeçari me inicialet E.H. banues në Burrel si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në spitalin rajonal Fier pasagjerja tjetër, Elsa Meskurti 21 vjeçe, banuese në Mat.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lëvizjes.