Report Tv - Basha: S'është momenti për protesta derisa sa të zgjidhet kriza politike

2019-09-28 0

TIRANË- "Nuk është momenti për protesta kombëtare derisa sa të zgjidhet kriza politike". Kjo ka qenë direktiva që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka dhënë 61 kryetarëve të degëve në rrethe në mbledhjen e sotme të zhvilluar për më se një orë në selinë blu.

Bëhet e ditur se kryedemokrati ka njoftuar se aksioni opozitar do të shtyhet për një moment të dytë, pa caktuar datë dhe formë, pasi me prioritet për ta është zgjidhja e krizës dhe procesi i integrimit Europian. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ky vendim është marrë edhe në dakordësi me LSI-në, në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë "kokë më kokë" Basha-Kryemadhi në selinë blu.