Çuçi: Vitin e ardhshëm nisma shkon në qeveri
Premtimi i socialistëve se nafta për fermerët do të jetë pa taksa, tashmë është hedhur në letër nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Gjatë një takimi fermerë në Fier, kreu i kësaj Ministrie, Bledi Çuçi, tha se ka nisur puna për hartimin e një skeme për t?i shitur personave që merren me sektorin bujqësor naftën pa taksa, njësoj siç është bërë edhe në fushën e peshkimit.
?Kam nisur një projekt që unë besoj se do na çojë shumë shpejt tek lehtësitë për marrjen e naftës nga fermerët të zhveshur nga taksat. Është e rëndësishme që ne të ngremë infrastrukturën që këtë ta bëjmë dhe ta kemi të kontrollueshme për të mos lejuar abuzimin.?
Nisma do të prezantohet në qeveri vitin e ardhshëm, por që të gjithë fermerët të përfitojnë duhet që ata të regjistrojnë NIPT-in në Qendrën Tregtare të Biznesit.
Janë 4 tatime të rëndësishme që qeveria vendos mbi naftën: akciza 37 lekë për litër, taksa e qarkullimit 27 lekë për litër, taksa e karbonit 3 lekë për litër dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 20%, çka bën që brenda një litri minimalisht 80 lekë të jenë taksa.
Tv Klan