Si u ndoq droga nga Ekuadori deri në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-28 4

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vizion plus zbardh itinerarin e lëvizjes së konteniereve me banane dhe 137 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Pireut e më pas drejt Durrësit.Sipas kompanive që monitorojnë lëvizjen e mallrave për qëllime tregtare me anë të kontenierëve, ngarkesa me destinacion shqipërinë është nisur nga porti i GUAJAKIL më 24 korrik.Pas më shumë se 3 javësh në rrugë detare, kontenierët kanë mbërritur në PIRE më 19 gusht, raporton Vizion Plus.Gjatë kontrollit nga autoritetet greke me mbështetjen edhe të agjentëve të DEA-s amerikanë është arritur në përfundimin se në këto kontenier kishte kokainë me destinacion durrsin.Pasi u lajmëruan , agjentët shqiptarë shkuan në vendin fqinj duke ndruar sasinë e kokainës me disa pako orizi ku u vendosën edhe pajisje gjurmimi dhe përgjimi.Më 14 shtator kontenierët nisin lëvizjen drejt shqipërisë për të mbërritur në portin e Durresit më datë 17.Për disa ditë 24 në 24 kontenierët u mbajtën nën vëzhgim deri sa punonjësi i sigurisë së portit Ardian Bega hapi një prej tyre duke tërhequr sasinë e fshehur.Së bashku me të u arrestua edhe Altin Myslihaka punonjës i një anije peshkimi ndërsa në kërkim u shpall Gentian Malindi pronari i anijes i cili arriti ti shpëtojë policisë pasi zbuloi se ishte në ndjekje, ben te ditur Vizion Plus.Por pse operacioni i policisë u kodua ?KUITO? si kryeqyteti i Ekuadorit. Sipas burimeve nga policia sasia e fundit prej 137 kg kokainë me vlerë dhjetra milion euro faktoi se grupet kriminale shqiptare kanë arritur të kryejnë marrëveshjet për trafikun e drogës në bazën e burimit duke bashkëpunuar me kartelet.