Mjeshtëri i fotografisë, Petrit Kumi: Burim i suksesit tim, njerëzit në fokus të aparatit

2019-09-28 1

Në objektivin e aparatit mjeshtri i fotografisë, Petrit Kumi, gjatë krijimtarisë së tij, ka realizuar më shumë se 400 mijë fotografi. Nuk kanë munguar peizazhet natyrore, në tokë, det edhe në ujë, por nuk kanë munguar as personazhet më të rëndësishme të jetës politike edhe kulturore gjatë 50 viteve nën diktaturë, që fotografi i ka botuar edhe në albumin e tij, të jetës. Kësaj here fotografi i njohur, në një ekspozitë fotografike me të rinj, teksa u dorëzon atyre albumin e tij edhe u jep certifikata për arritjet e tyre në fotografi u shpjegon edhe se fotografia është një profesion, që të lejon nëpërmjet së bukurës të ndërtosh historinë e popullit tënd, me imazhe njerëzore dhe fakte reale.

?Fotografia nuk vërteton gjë në vetvete, por tregon, emocionon. I jep zgjidhje shumë problemeve dhe të dëshmive të ndryshme, programon edhe jep një kulturë të jashtëzakonshme, në formimin edukativ të njerëzve. Tani të rinjtë kanë mundësi të madhe për ta bërë këtë punë, sepse edhe temat janë të lira. Prandaj mendoj se do të ketë në të ardhmen edhe mjeshtra të fotografisë shqiptare?.