Ora News - PD: Edi Rama po rikthen në polici njerëzit që e mbollën vendin me drogë

2019-09-28 0

#rtvora

PD ngre akuza që në strukturat e Policisë së Shtetit po emërohen persona me të shkuar të errët. Pas lëvizjeve në policinë rrugore Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Lleshaj se po rikthejnë në kupolën e Policisë së Shtetit, eksponetë që kanë lejuar trafikun e drogës në Shqipëri.

Alibeaj: Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-edmond-targaj-bashkepunoi-me-grupe-kriminale-kanabizimin-e-dibres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz