TIRANE - Një muaj pas vrasjes së mënyrë mafioze të ish-efektivit të policisë Santjago Malko, hetuesit kanë zbardhur atentatin ndaj tij, duke shpallur zyrtarisht me vendim gjykate në kërkim 8 personat që kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur më 27 Gusht.
Të premten, Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg në mungesë për vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, si dhe për Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj, të gjithë banues në Tiranë. Arrest me burg në mungesë u caktua edhe për Fatmir Hyseni, nga Vlora, i njohur ndryshe me nofkën ?Doqja?.