#rtvora
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial ka vendosur bllokimin e 1.6 milionë litrave gaz.
Shkak është bërë evidentimi se subjekti tregtar kishte një detyrim të papaguar prej 38 milion lekësh të reja.
Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, Admir Abria, bën me dije se subjekti kishte mangësi jo vetëm në cilësi të produktit, por edhe në shmangien e fiskut.
Por si funksionon kjo skemë?
Ora News ka investiguar dhe më herët kompanitë hidrokarbure dhe mënyrën sesi i shmangen pagesës së akcizës.
Sipas ndryshimeve në tarifat doganore të miratuara nga qeveria, subjektet që importojnë gaz për automjete do të taksohen me vlerën e akcizës prej 13 lekë për litër, ndërkohë që subjektet që tregtojnë gaz për përdorim familjar akcizën e kanë më të ulët.
Por subjektet e shesin gazin për gatim në po të njëjtin vend ku shitet për automjete, duke iu shmangur kështu detyrimit. Rezulton se shumica e gazit të importuar shkon për autmjete që duhet të paguajnë 13 lekë akcizë për litër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/grabitje-me-gazin-bllokohen-16-milione-litra-su-pagua-akciza
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz