Gjallërohet kreditimi, gjatë gushtit u dhanë 561 mld lekë kredi për ekonominë

2019-09-27 0

#rtvora

Kreditimi i ekonomisë shqiptare ka nisur të gjallërohet gjatë muajve te fundit.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit gusht janë dhënë 561 mld lekë nga bankat e nivelit të dytë. Ndërsa nëse e krahasojmë me muajin prill, janë dhënë rreth 15 mld lekë më shumë. Po ashtu edhe depozitat kanë vijuar të pësojnë rritje gjatë gushtit, pavarësisht interesave të ulta.

Ekonomia shqiptare ka marrë më shumë mbështetje nga bankat e nivelit të dytë gjatë muajve të fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se që prej muajit prill në vend huaja për ekonominë ka njohur rritje dhe janë dhënë rreth 15 mld lekë më shumë duke arritur në 561 mld lekë gjatë maujit gusht.

Kjo situatë ka ndryshuar pas një periudhe stanjacioni gjatë vitit të kaluar.

Statistikat tregojnë se rritje të huadhënies ka pasur si për bizneset po ashtu edhe për individët.

Stoku i kredisë për individët është rritur me rreth 5% nëse e krahasojmë me vitin e kaluar dhe kjo hua është e përqëndruar kryesisht në kreditë për blerje banesash.

Ndërkohë për bizneset huaja e bankave të nivelit të dytë ka pasur një rritje pak më të vogël dhe në fokus kanë qenë bizneset e mëdha.

Një detaj interesant është edhe fakti që individët, por preferojnë më shumë kreditimin në monedhën vendase pasi shmangin efektet e kursit të këmbimit dhe në këtë drejtim nëse e krahasojmë me një vit më parë rritja shkon deri në 7%.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjallerohet-kreditimi-gjate-gushtit-u-dhane-561-mld-leke-kredi-ekonomine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz