Kredia për ekonominë ka vazhduar trendin rritës përgjatë gjithë vitit, edhe në muajin Gusht, madje duke arritur nivelet më të larta historike në dy dekadat e fundit.
Nëse në Gusht të 2009-s stoku i kredisë ishte 4.1 miliardë euro, në fund të muajit që lamë pas, kredia arriti në 4.596 miliardë euro.
Vetëm po të krahasohet me një vit më parë, rritja e huasë arrin nivelet e 226 milionë eurove.
Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kredia përgjatë gjithë këtij viti ka qenë në rritje, me përjashtim të Prillit ku pati një tkurrje të lehtë.
Ajo që shihet si më pozitivja, është se pjesa më e madhe e huasë është shpërndarë për korporatat e mëdha, por jo ato shtetërore, ndërsa shihet një rritje e këtij stoku edhe për bizneset vogla e të mesme.
Norma mesatare e interesit për të gjitha llojet e kredisë është ulur për atë në lekë, nga 6.82% në Gusht të 2018-s, në 6.44 në fund të Gushtit të këtij viti.
Megjithatë në portofolin e huave për individët me qëllim blerjen e banesës, vazhdon të dominojë kredia në euro. Kjo është hera e parë që huatë për ekonominë janë në rritje, pas 5 vjetësh me rënie negative të saj.