Ora News - Durrës, sekuestrohen 137 kg kokainë nga Ekuadori, arrestohen pritësit

2019-09-27 1

#rtvora

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me agjencitë e huaja goditën linjën e trafikut të drogës Ekuador-Greqi-Shqipëri, duke bërë të mundur sekuestrimin e 137 kilogramë kokainë.

Nga operacioni i nisur para disa ditësh, i finalizuar të premten janë vënë në pranga Adrian Bega, punonjës sigurie në portin e Durrësit, dhe Altin Myslihaka, ndërkohë është shpallur në kërkim Gentian Malindi. Këta persona morën pakot brenda kontenierëve, të cilët ishin ndaluar më parë në Greqi, në kuadër të një aksioni antidrogë.

Adrian Bega ka përdorur kartë për të hyrë dhe për të dalë nga porti, ndërkohë që lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorit janë regjistruar të gjitha nga kamerat.

Ardi Veliu: Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrje dhe dalje në Port bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri ku ndodhej në sheshin e kontenierëve dhe dërgimin e saj në një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.

Kanë qenë autoritetet e shtetit fqinj dhe DEA amerikane, të cilët kanë sinjalizuar policinë shqiptare, duke i kërkuar të verifikojnë kontenierët që ishin nisur për në Durrës. Pas kontrollit të imtësishëm në port u faktuan dyshimet e autoriteteve greke, pasi në dyshemetë kontenierëve kishte kokainë.

Për të rënë në gjurmët e trafikantëve, policia greke zëvendësoi kokainën me oriz në të cilën vendosën GPS për të qenë në ndjekje të lokacionit të personave që mund të merrnin lëndën narkotike. Të vetmit që u paraqitën në Portin e Durrësit ishin dy personat tashmë të arrestuar, të cilët janë punonjës të sigurisë në Portin e Durrësit.

Duke shfrytëzuar këtë fakt, ata kanë hyrë lehtësisht tek kontenierët duke përdorur kartën e punës. Sipas dëshmisë së marrë një prej të arrestuarve bëhet e ditur se kanë hyrë në port nga ana e Urës së Dajlanit dhe kanë mundur të marrin disa nga pakot me drogë, dhe më pas janë larguar me një automjet me targa franceze. Më pas ata kanë vijuar rrugën drejt Shkëmbit të Kavajës, kur gjatë ecjes kanë kuptuar se diçka nuk shkonte.

Ishte pikërisht Gentian Malindi që kuptoi se në pakot e kokainës kishte edhe oriz, i cili më pas ka pikasur një automjet që po i ndiqte. Në këtë trafikantët e dyshuar kanë hedhur drogën jashtë automjetit ndërsa i vetmi që ka mundur të arratiset është shtetasi Malindi. Ndërkohë këtë të premte Altin Mislihaka, 35-vjeç, një prej të arrestuarve doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda nga ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Për shtetasin tjetër të arrestuar Adrian Bega, krimet e rënda pritet të caktojnë masën e sigurisë në një moment tjetër.

Shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë, pasi në qershor të vitit 2013, është ndaluar në një furgon mallrash në të cilin u gjet nga policia 500 kilogramë kanabis. Lënda narkotike vinte nga Lazarati ndërsa arrestimi...