Ora News - Lejet mjedisore përplasin ministrin Klosi dhe kryebashkiakun Veliaj

2019-09-27 2

#rtvora
Erion Veliaj, dje 26 shtator: Kryeministri e do, kryetarët e bashkive e duan, ministri e do. Kush është Zhvejku në një ministri që nuk e çon këtë përpara.

Blendi Klosi, sot 27 shtator: Ushtari i mirë Zhvejk ndodhet kudo në Shqipëri.

Lejet mjedisore të tipit C kanë përplasur në deklarata Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me Ministrin e Mjedisit Blendi Klosi. Teksa një ditë më parë Veliaj kërkoi decentralizimin e lejeve, të premten Klosi tha se këto leje nuk duhet të ekzistojnë pasi janë kthyer në barrë për disa biznese.

Blendi Klosi: Ka ardhur koha që vetë lejet e shfrytëzimit të aktiviteteve dhe lejet e ndërtimit të objekteve të kenë mbi vete disa element të mjedisit dhe mos ekzistojë fare leja C.

Edhe pse u shpreh se nuk do të komentonte deklaratat e kolegëve, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, Klosi nuk la pa thumbuar kryebashkiakët që duan të shfrytëzojnë zonat e mbrojtura.

Blendi Klosi: Është e vërtetë që vendosja e ligjit ka ndryshuar shumë rregulla, ka prishur shumë interesa. Është e vërtetë që mbrojtja e këtyre zonave ka dëmtuar një komunitet të vogël, që është komuniteti që ka dashur të bëjë biznes në to. Por ama është shumë më mirë që parqet tona të mbrojtura të jenë të bukura ashtu si zoti i ka krijuar. Të jenë të mbrojtura dhe mos jenë pjesë e një menaxhimi normal si një park qyteti. Është e vërtetë që janë pjesë e bashkive, por ama kanë një trajtim të veçantë sepse vlerat e tyre janë shumë më të veçanta sesa idetë e një gjenerate, apo dëshirat e një kryebashkiaku.

Ministri tha se konkurrenca e brendshme nuk duhet të dëmtojë zhvillimin e turizmit.

Blendi Klosi: Është një potencial disa herë më i madh se fqinjët tanë. Unë e kam bindje këtë dhe ne së bashku do të punojmë që të ndërtojmë një shqipëri tjetër, e cila në sytë e operatorëve turistik është kaq shumë e bukur, ndërsa ne vazhdojmë të bëjmë konkurrencat tona të brendshme. Por nuk duhet ti bëjmë, sepse dëmtojnë atë më të bukurën që kemi.

Sipas Klosit këtë vit numri i turistëve është rritur me 10% ndërsa pritshmëritë për vitin e ardhshëm janë që ky numër të shkoj në 7.5 mln turistë.



Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klosi-i-pergjigjet-flake-veliajt-heqim-fare-lejet-e-tipit-c-perftojne-mbi-5-mije-biznese

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz