Kjo eshte historia e trishte e nje djaloshi 21 vjecar, te cilit nuk i eshte servirur nje jetese si shumica e moshatareve te tij. Elsonit i duhet qe te perballoje te gjitha problemet I vetem, pasi ishte vetem 9 vjec kur nena e braktisi. Ajo u largua per te mos u kthyer me, duke braktisur keshtu bashkeshortin, bashke me djalin e saj. Arsyeja e largimit ishte se Fatmir Abazi,ish- bashkeshorti I saj, ishte nje person I alkolizuar.
Ne banese bashke me familjen e djaloshit, jetonte edhe xhaxhai i tij, i cili ishte me I vogel se Fatmiri, por ai e urdheronte dhe e detyronte ate per cdo gje. Te gjitha pronat qe Fatmiri kishte , vellai i tij e detyroi qe t?ia kalonte ne emrin e tij. Babai i Elsonit vuante nga epilepsia, dhe para nje viti e gjysem ai nderroi jete.
Shtepine ku jetonin me pare, e mori xhaxhai i Elsonit, duke e lene ne kete menyre ,ne kater rruget djalin. Ai filloi te strehohej ne kasolle dhe jetonte me ate cka I falnin njerezit, pasi kishte mbetur I vetem, pa nene dhe pa baba.
Sipas djalit, xhaxhai I tij eshte perdorues I lendeve narkotike, ai ushtronte dhune ne familje.
Nga pamundesia Elsoni ka bere vetem 6 vite shkolle dhe nuk e ka vazhduar me tej.
Nga fjalet e te tjereve ai ka mesuar se nena e tij Aferdita ka filluar nje jete te re, ku eshte bere edhe me nje vajze.